Prej disa kohësh, rrjeti po zjen nga lajmi se Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Edhe pse vet çifti e mohoi lajmin gjatë pushimeve në Bodrum, ku thanë se për momentin nuk ka asgjë të tillë, aludimet i (ri)ngritën përsëri në rrjet, në festën e përvjetorit të martesës së prindërve të moderatores, ku Kiara Tito e veshur me një fustan të verdhë, krijim të Valdrin Sahitit, dukej me bark paksa të rrumbullakosur.
Më pas, në një tjetër video të publikuar nga XL Social Media nga festa, teksa Kiara dhe Luizi bënin foto, njerëzit rrotull i kërkonin t’i vendoste partneres së tij dorën te barku, gjë që në video duket sikur nuk e ka pranuar, pasi nuk do të shtojë thashethemet për një fëmijë të mundshëm. (Shiko këtu videon)
Mirëpo, nga ana tjetër duket sikur vet Luizi dëshiron t’i japë zë këtij lajmi. Pak më parë, Luizi ka postuar një foto në Instastory, me një mbajtëse çelësash me një beb, ku ka shkruar “Tani nuk më humbasin më çelësat”.
Mos ndoshta Luizi do të tregojë diçka me këtë, lidhur me lajmin e shumëpritur të fansave të tyre që Kiara Tito është shtatzënë? Edhe nëse kjo foto është hedhur për të nxitur rrjetin të flasë për këtë, a nuk ishte vet Luizi ai që në video u duk i bezdisur nga ky lajm?
Nga ana tjetër, në drekën e djeshme me Kiarën dhe prindërit e saj, Luizi ka postuar një foto nga dreka, ku sërish e ka marrë vëmendjen Kiara dhe qëndrimi i saj, duke mbuluar barkun në mënyrë të dukshme.
Pyetja që sërish ngrihet është që, nëse Kiara duhet të mbulonte barkun në foto, a nuk mund të bëhej foto nga një kënd tjetër?!
Pra, përfundimisht ndoshta çifti është vërtet në pritje të ëmbël dhe duan t’a zbulojnë këtë pak nga pak, ose ata vet po i shtojnë aludimet në rrjet në këtë formë.