Pas mbylljes së sezonit veror, është koha e këngëtarëve tani të bëjnë pushime, pasi çdo natë vere kanë pasur angazhime me koncertet e tyre. Kështu, Ledri Vula dhe bashkëshortja e tij Sara Hoxha, shijuan disa ditë pushimesh me shoqërinë e tyre në Ibiza.
Pas pushimeve, Sara Hoxha ka publikuar disa foto nga këto ditë në Ibiza, ku një ndër to, që është edhe fotoja e parë e postimit të fundit, ka tërhequr vëmendjen e ka bërë që rrjeti të shpërthejë kundrejt Sarës.
Ndjekësit shprehen shumë të “zhgënjyer” e të irrituar kundrejt Sara Hoxhës, pasi deri më tani ajo ka shfaqur një imazh ndryshe në publik.
Ata shprehen se nuk i shkojnë aspak këto foto, të tjerë thonë që Sara ka ndryshuar që pas debatit me Dafinën e ndërsa të tjerë i kujtojnë momentin kur ajo u prek, pasi në një nga performancat në spektaklin “Dancing with the stars Albania”, i cili shënoi dhe daljen e parë të Sarës në televizion dhe botën e showbizit ( spektakël nga ku dhe u shpall fituese) gjatë kërcimit i ra fustani dhe i dolën të pasmet.
“Po ti qave në dancing kur të doli bytha u turperove shume cne ktu tani kshu?” – shkruan ndjekësi.
“Efekti Dafinë, posto b*thët, posto Ledrin” – shkruan dikush tjetër e shumë komente të njëjta.