Pas daljes nga BBV ,popullariteti i Kiara Titos është rritur shumë. Tashmë ajo po merret me reklamimin e shumë bizneseve në Instagramin e saj e ndërsa do të vazhdojë edhe karrierën si moderatore.
Prej datës 2 Korrik, Kiarën do e shohim si moderatore të një emisioni të ri , ‘Kepi i Vipave’ i cili gjithashtu pritet të ketë shikueshmëri shumë të lartë.
Por,mes gjithë këtyre projekteve e angazhimeve,Kiara ka nisur një projekt totalisht të ri.
Nëpërmjet një Instastory, Kiara ka njoftuar se prej disa kohësh ka nisur një projekt të ri, llojin e të cilit ka vendosur që ende mos ta bëjë publik.
“Prej kohësh jam duke punuar për një projekt të veçantë që e kam shumë përzemër dhe nëse të pëlqen e veçanta ,regjistrohu në linkun më poshtë. Mezi pres t’iu tregoj këtë surprizë” – është shprehur moderatorja.
Në linkun për të cilin Kiara flet,është një formular regjistrimi,ku personat e regjistruar do të informohen lidhur me projektin e saj të ri, i cili do të vijë shumë shpejt.
Platforma mban emrin e Kiara Titos dhe ne nuk e dimë ende se për çfarë bëhet fjalë, por ajo që mund të themi është që Kiara ka ëndërruar shumë kohë për këtë projekt dhe më në fund po bën ëndrrën e saj realitet.