Ina Kollçaku është një emër mjaft i lakuar i ekranit shqiptar. Me profesion psikologe, por jo vetëm e limituar në këtë fushë, ajo është personazh publik shumë i pëlqyer, kryesisht nga gocat dhe gratë.
E kemi parë për herë të parë në ekran në “Për’puthen1”, bashkë me ish banoren e BBV Antoneta Koçi. Që nga ajo kohë e deri më sot, Inën e kemi parë në shumë panele e tryeza diskutimi televizive, nga ajo e “Rrethi Katror” në “E diell”, deri në rolin e opinionistes si e ftuar speciale në “Për’puthen”, “Big Brother Vip Albania” etj.
Ndërsa vazhdon të merret me aktivitetet dhe sipërmarrjet e saj si dhe rrjetet sociale, Ina Kollçaku ka treguar për ndjekësit e saj se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri.
Ndonëse nuk ka ndarë shumë detaje ende, ajo zbuloi se është projekt tërësisht i ideuar dhe konceptuar nga vet ajo – që nga formati, emri, të ftuar dhe gjithçka tjetër. Ajo gjithashtu zbuloi se do të projekti i saj i ri do të quhet “Të ndriçuarit”, dhe do të vijë shumë shpejt për publikun e saj.
Nuk e dimë ende nëse Ina Kollçaku do të ketë hapsirë televizive në ndonjë nga ekranet shqiptare, ose nëse do të zhvillohet në formën e një “podcast”-i në televizion apo në rrjetet e saj sociale, por Ina duket shumë entuziaste për këtë projekt. Na mbetet të presim tani…