Epo, nëse keni menduar se dashuria dhe shoqëria nuk krijohet dhe mbahet, kur lind nga një format si BBV, e keni gabim. Luiz Ejlli i bëri të dyja! – jo vetëm dashurinë me Kiara Titon, por edhe shoqërinë me Elvis Pupën, që nisi në BBV e vazhdon dhe sot e kësaj dite duke u forcuar.
Tashmë dyshja Luiz-Visi, jo vetëm që janë miq me njëri-tjetrin, por edhe bashkëpunëtorë. Para disa ditësh mësuam se personazhi shumë i dashur për publikun që Luizi përmendi që do të ishte në videoklipin e tij të këngës “Amaneti”, do të ishte Elvis Pupa.
E nëse keni ende dyshime, pasi Luizi është plot të papritura, këtë herë ju njoftojmë që jo, pasi Vis Pupa do të jetë pjesë e klipit të Luizit dhe ja e ku e kemi me fakte, teksa montohet klipi.
“Më në fund po më montojnë dhe mua se më shkoi jeta i çmontum” – shkruan me humor Visi në një Instastory.
Në fakt, montimi i Visit është bërë pak ditë më parë, pasi Luizi tregoi se tashmë ai e ka klipin dhe këngën në telefon, por duhen edhe 48 orë derisa të përmbyllet pjesa teknike e lancimit të këngës.
Si të mos mjaftojë bashkëpunimi i tyre, ata janë duke komentuar gjithnjë në postimet e njëri-tjetrit, batuta plot humor, që po adhurohen gjithnjë e më shumë nga fansat e tyre. Po ju tregojmë disa nga komentet më epike në postimet e njëri-tjetrit.