Që Luana është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, e dimë. Që është një ndër vajzat më të bukura të ekranit, nuk ka nevojë të thuhet. Por, që Luana ka bërë “jehonë” edhe në Itali dhe që mediat italiane shkruajnë artikuj për të, e dinit? Nëse jo, ua themi ne!!
Mediat italiane i ka dedikuar një artikull Luana Vjollcës, ku e përshkruajnë si “Mbretëreshën e Shqipërisë”. Ato flasin për moderatoren, duke përshkruan fizikun e saj mahnitës si dhe arritjet e saj profesionale nga moderimi, te modelingu e muzika.
“Bota e televizionit ka qenë gjithmonë e populluar nga bukuroshe të mëdha dhe me siguri Luana Vjollca është një prej tyre. Për ata që nuk e njohin, ju sugjerojmë të shkoni menjëherë dhe të zbuloni se kush është. Përpos bukurisë së saj, sigurisht që nuk mund të mohohet se është një profesioniste e shkëlqyer. Ajo ka motër Marina Vjollcën, e cila ka përshkuar pjesërisht të njëjtën rrugë. Dy motrat janë padyshim mbretëreshat e Shqipërisë, duke dominuar kopertinat e të gjitha gazetave.Së pari është e drejtë të ndalemi te karriera e Luanës, e cila është po aq e bukur sa trupi. Sepse përveçse një prezantuese e shkëlqyer, Luana ka bërë edhe shumë më tepër. Përveç moderatores, Luana ishte edhe këngëtare.Bukuria e saj sigurisht që nuk mund të kalonte pa u vënë re dhe për këtë arsye edhe Luana është një modele e shkëlqyer” – thuhet ndër të tjera në artikull.
Artikullin e plotë për Luana Vjollcën e gjeni këtu.