Pak më parë, një problem teknik i ka ndodhur sërish Luiz Ejllit, këtë herë me verifikimin si personazh publik, duke iu hequr kështu tick-u blu.
Ndërsa ende nuk dihet nga apo pse ka ardhur kjo problematikë, Luizi njoftoi se i kanë thënë që do të rregullohet shumë shpejt. Ndërkohë me këtë rast, ai nuk i kurseu disa “kunja”, pa treguar kundrejt kujt i ka.
Së pari, ai i ka uruar “njerëzve” jetë të gjatë për të parë gjithë sukseset e tij, që padyshim do të vijojnë.
“Unë përsëri ju uroj të gjithëve një jetë sa më të gjatë, që të keni mundësi të shikoni suksesin tim. Me tick blu pa tick blu, me Instagram pa Instagram, këtu më keni.” – ka thënë Luizi.
Më pas, ai ka vijuar me një tjetër postim në Instastory, këtë herë edhe më thumbues, ku kërkon të dijë se si mbulohen pëlqimet në postime, meqë ka vënë re se shumë të tjerë e bëjnë.
Edhe pse e ka shprehur në mënyrën e tij si gjithmonë, ky postim i referohet personazheve të tjerë publikë (me tick blu madje) të cilët i mbulojnë pëlqimet, duke qenë se kanë një numër të vogël të tyre, për të treguar që nuk ka rëndësi verifikimi në Instagram, por se sa i pëlqyer dhe i ndjekur je realisht, gjë që te Luizi e kemi parë të thyejë çdo rekord në rrjete sociale dhe jo vetëm.
Me kë e ka specifikisht Luizi? Këtë nuk e dimë me siguri, por nëse hedhim një sy të banorët e BBV me të cilët këngëtari ka ndarë të njëjtën eksperiencë, Dea Mishel dhe Krist Dragot e kanë të mbuluar numrin e pëlqimeve në postime!