Ditën e djeshme, Luiz Ejlli i ndodhi një problem teknik me “Instagramin” sërish, duke iu hequr tick-u blu (simboli i verifikimit në Instagram si personazh publik). Pasi njoftoi publikun lidhur me këtë situatë, Luizi nuk i kurseu as disa “thumba” pa iu drejtuar dikujt në mënyrë të veçantë. (Lexo këtu)
Me sa duket, “thumbat” e Luizit kanë “pickuar” paksa gazetarin Ronaldo Sharka, i cili menjëherë ka nisur reagimet e tij në rrjet, si për të marrë vëmendjen sërish.
Fillimisht, ai ka nisur duke iu kthyer përgjigje në Instastory komenteve të njerëzve në postimet e tij, teksa i shkruajnë për Luizin.
Më pas i është drejtuar (indirekt) Luizit me epitetin që ai i ka vendosur (butterfly – flutur), por e thënë “baderflaiv”, sipas një ndjekësi që ia shkruajti kështu. Ronaldo ka postuar një seri fotosh në Instastory, ku ironizon me epitetin e vendosur nga Luizi, për flokët e tij biond dhe qëndrimin në Bodrum.
“Baderflaiv me flokët biond, që m’u thafshin këmbët që më çuan te Sezeri dhe i leva, më hëngërt një mortje më hëngërt” – ka thënë Ronaldo ndër të tjera.
Mirëpo, nuk mbaron me kaq. Këtë epitet Ronaldo e vendosi edhe në bion e Instagramit të tij.
Gjithashtu, gazetari i ka vendosur edhe një epitet Luizit, duke e quajtur “Hasmi”. Ai ka ndarë disa momente ku sipas tij, ashtu ka reaguar Luizi kur ka lexuar komentet e fansave të tij, në postimet e Ronaldos.
Na duhet të themi që Ronaldo komente të tilla ka marrë gjithmonë, por çuditërisht vendosi t’i japë pak më shumë zë tani që edhe Luizi ironizoi pa prekur asnje emër. Nuk dihet nëse do të nisë një debat i ri, por deri tani Luizi nuk ka reaguar lidhur me ironitë e Ronaldo Sharkës.