Pas përfundimit të BBV, shumë nga banorët e shtëpisë vendosën të qëndrojnë brenda një shtëpie edhe më të madhe, asaj të “Top-Channel”.
Me nisjen e sezonit të ri televiziv, edhe Armaldo Kllogjeri ka njoftuar se do të jetë pjesë e ekranit të “Top-Channel”. Po ku do e shohim Maestron?!
Ku tjetër veçse në “E diell”! Tenori do të jetë pjesë e rubrikës më të re në “E diell”, e cila do të quhet “Gurra Popullore”. Rubrika do të drejtohet nga Edi Manushi dhe përveç Maestros, pjesë e rubrikës do të jenë dy gazetarë, disa nga vajzat e “She’s On Top”, si dhe një tjetër këngëtar i muzikës popullore Fatmir Lela.
Këtë e ka njoftuar vet Maestro përmes një postimi në Instastory, teksa ne ende presim mundësinë e pjesëmarrjes së Armaldos në “Dancing with the stars Albania”, dëshirë të cilën ai e ka shprehur që kur ishte pjesë e shtëpisë së BBV.