Adrola Dushi dhe Capital T janë një nga dyshet më të pëlqyera për publikun. Edhe pse nuk e kanë konfirmuar plotësisht lidhjen me njëri-tjetrin, ata vazhdimisht i kanë dhënë fansave të tyre “sinjale” në mënyrë që të kuptohet që janë bashkë.
Mirëpo, së fundmi duket se ata po kalojnë një “krizë” me njëri-tjetrin, dhe këtë e kanë bërë të ditur përmes postimeve, dhe me sa kuptohet kjo ka ardhur për shkak të reperit, i cili duket se po kalon ditë jo fort të mira e ndjen që nuk ka mbështetjen e saj . Pse e themi këtë?!
Së pari, ka qenë Adrola ajo e cila ka postuar në Instastory një foto, si për t’i dërguar një mesazh të koduar Capital T, që është ndjekur më pas nga një postim i Capital në “Threads”, ku shkruan se “Të gjithë të duan kur je në majë…”, duke e lënë të nënkuptuar pjesën tjetër të fjalisë.
E këtij postimi të Capital, duket se Adrola i është përgjigjur sërish, këtë herë me një thënie nga Grida Duma, lidhur me familjen, e cila thotë:
“Çfarë duhet të jetë familja? Ti te unë do kthehesh kur të jesh keq. Ti më ke mua këtu, kur të jesh keq. Ti nuk më ke mua këtu vetëm kur fiton. Unë nuk të dua ty si fituesi, unë të dua ty si timin, si njeriun tim“
Nuk dihet me saktësi se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre, por urojmë që Capital t’a dijë që Adrola është gjithmonë pranë tij! 🙂