Arbana dhe Eduarti dje i kanë thënë ‘PO’ njëri-tjetrit në altar,në ceremoninë e mbajtur në kishën historike,në Toskanë.
Ceremonia ishte aq private, sa të ftuarve nuk iu lejua as të postojnë në rrjetet sociale.
Por,të ndalemi pak te të ftuarit. Çifti vendosi që në dasmën e tyre të merrte pjesë vetëm rrethi i ngushtë i miqve familjarëve dhe personazheve publike,duke përjashtuar kështu shumë të tjerë që ndonëse ishin kolegë,nuk ishin pjesë e dasmës.
Mirëpo,ndër të gjithë ‘jo-të ftuarit’ ,rrjeti ka ngritur pikëpyetje për një personazh të veçantë e sigurisht që është Luiz Ejlli.
Për këtë,Luizi ka reaguar në Instagramin e tij,me nota humori sigurisht. Nëpërmjet një video që shpërndau në Instastory, ai tha se i vetmi merak që i ngeli që nuk ishte në dasmë,ishte momenti kur Arbana të pyetej për të pranuar Eduartin si bashkëshort – e sigurisht kjo pyetje duhej në stilin e Arbanës ,me suspancë dhe publicitet të stërzgjatur.
Videon, Luizi e shoqëroi me mbishkrimin “Publiku ka vendosur që ju të trashëgoheni” . Por, nuk mbaron me kaq!
Në një postim në media lidhur me këtë çështje,një ndjekëse ka komentuar dhe Luizi sigurisht nuk ia ka kursyer përgjigjen.
“Ik ore debil se stë ka ftuar as ty as llullën” -ka shkruar ndjekësja.
“Valeria nuk ka arritur akoma koha e teletransportimit nga New York në Toscana. Gjithsesi,kujdes me fjalorin sepse ka mbaruar BB dhe mos më detyro të t’a kthej siç e meriton.”

E pra siç mund ta keni kuptuar,Luizi ka qenë ndër të paktët të ftuar të përfshirë në listë,por nuk ka mundur të shkojë prej angazhimeve që ka në Amerikë aktualisht.