Bled Mane është një personazhet publikë, ish banor i BBV, i cili më së shumti ka kritikuar moderatoren Kiara Tito. Nga deklaratat se ajo imiton Bora Zemanin, deri te deklarata se ajo është një personazh publik pa identitet dhe pa imazh, e cila ka ecur falë Luizit deri në pikën ku ka arritur sot.
Me sa duket, këto deklarata kundrejt moderatores, kanë bërë fansat e saj që t’a përndjekin gazetarin kudo, edhe kur ai nuk flet për të.
Së fundmi, Bled Mane ka postuar një video nga aeroporti teksa po kthehet në Shqipëri pas qëndrimit të tij disa ditor në Afrikë. “Po kthehem në shtëpi”, shkruan ai në videon e tij.
Mirëpo, edhe këtu një ndjekëse i ka shkruar Bled Manes lidhur me Kiarën. “O psikopat çke me Kiarën. Idiot” – shkruan ndjekësja. Mesazhin e saj, gazetari ka vendosur t’a bëjë publik, duke shkruar “O turmë bipolare pse nuk më lë të fle në këtë orë?”, pasi i ka kthyer përgjigje ndjekëses.