Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar mbrëmjes e së premtes në ‘Më lër të flas’ . Ajo ishte pjesë e panelit së bashku me Krist Aliaj Dragot,Fidel Yllin dhe Suzana Guxhollin, ku do të diskutohej tema e ‘Martesës dhe divorcit’ .
Gjatë debatit, Fidel Ylli u shpreh se ne jemi një shoqëri maskiliste dhe kjo fjali u desh qe Zhaklina të shpërthente kundrejt moderatorëve që sipas saj bëjnë shaka me seksizmin dhe ftojnë panele njerëz që promovojnë përdhunimin,referuar kjo një tjetër paneli ku ka qenë i ftuar avokati Spartak Ngjela.
Kaq u desh që debati të vazhdonte edhe më tej ku opinionistja i ‘akuzoi’ binjakët që bëjnë shaka të tepruara me të pa pasur konfidenca dhe se është përgjegjësia e tyre që nuk kontrollojnë dot të ftuarit dhe atë çfarë ata thonë në emisionin e tyre.
Më pas debati mes tyre u ndërpre nga Suzana Guxholli e cila e përqëndroi përsëri debatin në temën kryesore për të cilën ishte mbledhur paneli.
Video e debatit
Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë nëpër emisionet ku Zhaklina është e ftuar,pasi para pak ditësh në një intervistë,ajo la studion pas debatit me moderatorin për komentin e tij të pavend sipas Zhaklinës. (Lexo këtu )