Fillimi i sezonit të ri televiziv shënon plot ndryshime të reja, si në programe ashtu edhe në personazhet që bashkohen.
Kështu, televizioni kombëtar “Top-Channel”, ka zgjedhur të shtojë në familjen e saj të madhe, një sërë personazhesh, ndër ta edhe aktorin e humorit Visjan Ukcenaj.
Ndonëse prej kohësh përflitej se do të ishte pjesë e këtij televizioni, tashmë është zyrtare. Vet Visjani e ka konfirmuar këtë lajm me anë të një postimi në Instastory. “Pjesë e familjes” – shkruan ai me një foto nga ambientet e “Top-Channel”.
Edhe pse aktori ende nuk e ka treguar programin ku do të jetë pjesë, gjasat janë që t’a shohim në sezonin e ri të “Portokallisë” . Urime! 🙂