Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë. Ceremonia ishte private me pak të ftuar dhe shumë hermetike.
Premtimet dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë, shkruan Revista Who.
Arbana veshi fustane nga dora e stilistit të famshëm iranian që ka veshur shumë personazhe të famshëm, Zuhair Murad. Eduardi dukej tejet elegant në petkun e dy kostumeve, të bardhin në kishë, të ziun në festën e mbrëmjes.
Mbrëmja ishte madhështore, çifti e hapi dasmën nën tingujt e këngës së tyre të preferuar: “Kur jemi bashkë ne të dy”. Festën e ndezën tingujt e muzikës së këngëtarëve shqiptarë, Anxhela Peristerit, Klajdi Harunit dhe Brunos e Ylli Limanit. Dhe siç kishte premtuar këndoi dhe vetë dhëndri.
Asnjë postim në rrjete sociale nuk ishte i lejuar e megjithatë,kemi disa momente vetëm për ju:
Ecja drejt altarit
Dekori
Makina e çiftit
Më shumë dekor
Ushqimi
Shfaqje me drita e xixa sigurisht
Comments 0