Një reality-show televiziv, mbrëmjen e Prime e ka shumë të rëndësishme. E po kaq rëndësi kanë edhe opinionistët dhe opinionet që ata japin.
Ndalur në këtë pikë duket se “Love Island” ka bërë zgjidhjen e duhur!
Sipas “Gazeta Express” opinionist në “Love Island” do të jetë Olti Curri.
Tanimë Olti është një nga figurat më të njohura nga publiku dhe të gjithë e kemi parë shpeshherë nën petkun e opinionistit. Komentet e tij të drejtpërdrejta, herë pas herë edhe ngacmuese, do t’i shtonin akoma më shumë dinamikën programit.
Nëse ky lajm është i vërtetë, jemi të sigurtë që Olti Curri është personi i duhur për rolin që i është besuar! Gjithsesi, për të mësuar të vërtetën na duhet të presim mbrëmjen e Prime.