Stilisti i njohur për publikun shqiptar Niko Komani, është një nga miqtë e ngushtë të Kiara Titos dhe gjithashtu një nga bashkëpunëtorët e saj.
Suporti i tij për moderatoren gjatë BBV2, ka qenë i padiskutuar, po ndërsa bëhemi gati për edicionin e tretë të spektaklit, Niko Komani ka dhe një koment për dy ish-opinionistët, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari, të cilët kanë pasur jo pak përplasje e komente negative për Kiarën si banore e vërtetësinë e saj në raport me Luiz Ejllin.
Përmes një video që stilisti ka postuar, shkruan: “Unë duke u bërë gati si opinionist për BBVip3, sepse si shumë i durova ato dy të tjerët” – referuar Arbrit dhe Zhaklinës.
Sigurisht që Niko nuk do të jetë opinionist në BBV3, pasi deri tani nuk qarkullon asnjë lajm lidhur me këtë, por gjithsesi ai nuk e kurseu një “kunjë” për dy ish-opinionistët e edicionit të shkuar të BB!