“Dancing with the stars Albania 2” fillon për pak ditë në televizion e “Top-Channel”. Një ndër emrat e shumëpërfolur që do t’i bashkohej sfidës së kërcimit, ka qenë edhe Efi Dhedhes, por deri tani ish-banorja e BBV e kishte lënë të hapur mundësinë lidhur me pjesëmarrjen e saj.
Së fundmi, në një komunikim pyetje-përgjigje me ndjekësit, Efi është pyetur nëse do t’a shohim si konkurente diku, me një emoji vajze që kërcen, i cili nënkupton “Dancing with the stars”. Përgjigjja e Efit?!
“E kam mbyllur me konkurimet” – duke lënë të nënkuptohet që nuk do të jetë pjesëmarrëse e spektaklit.
Nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur, pasi Efi është e vetmja ish-banore nga më të komentuarat e BBV, e cila deri më tani nuk përflitet për asnjë bashkëpunim me televizionin, ndërsa kontrata e saj me “Lori Caffé” , mbeti në pritje dhe e paqartë si situatë.