Efi Dhedhes kohët e fundit ka qenë mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj, duke transmetuar në rrjete sociale vetëm momente nga pushimet.
Megjithatë, ajo sot ka vendosur të komunikojë pak më tepër me ndjekësit e saj, përmes një komunikimi pyetje-përgjigje (Ask me a question), e sigurisht pyetjet më të shpeshta për të kanë qenë lidhur me dashurinë.
Më përgjigje tepër të shkurtra, që lenë vend për diskutim, Efi Dhedhes ka treguar se, po është shumë por nuk është e lumtur, pa u ndalur te arsyet pse.
Megjithëse është e dashuruar me dikë, por nuk është e lumtur, duket se Efi është në “krizë” në çift, të paktën kjo kuptohet nga përgjigjja e saj që nuk është e lumtur. Gjithashtu, Efit i ka ardhur edhe një “ankesë” që duket se e njeh shumë mirë, teksa i shkruan “Na ngele në derë moj…” , të cilës ish banorja e BBV i është përgjigjur duke i thënë “E vërtetë”
Mos ndoshta Efi ka pasur një ndarje me partnerin, të padëshiruar nga ana e saj?! Këtë nuk e dimë, por ajo që mund të themi me siguri është që Efi në lidhje ose jo, është “kokë e këmbë” e dashuruar.