Kushdo që e ndjek Arbana Osmanin ose ia njeh pak stilin e jetës prej rrjeteve sociale, e di që Italia është vendi i zemrës për të, si dhe destinacioni më i shpeshtë për të. Arsyeja?! Peizazhet, ushqimi dhe vera e mirë!
Sigurisht, kjo eksperiencë nuk i shpëtoi as aktores Olta Gixhari, e cila sapo shkoi në Itali, nuk ka harruar të kujtojë moderatoren, pasi ka shkuar në restorantin e saj të preferuar, për të shijuar në mënyrë identike të njëjtën përvojë si Arbana.
Nga ushqimi i njëjtë, deri te hapja e shampanjës, Olta Gixhari ka përmendur kudo moderatoren, madje dhe ka tentuar t’a hapë shampanjën njëjtë si ajo. Rezultati?! Skandal, siç do thoshte dhe vet Olta!! :p
Ky moment nuk i ka shpëtuar as Arbanës, e cila e ka ripostuar në Instastory, duke shkruar “po si nuk bëre një gjë të saktë” . Gjithashtu, Arbana ka ripostuar dhe një tjetër postim ku Olta e kishte etiketuar, duke i shkruar “kam mbaruar punë me ty më 6 maj”
Epo me sa duket, banorët e edicionit të dytë të BBV jo vetëm publikun që i ndjek, por nuk kanë në plan të lënë as Arbanën “rehat” me ngjarjet dhe “bëmat” e tyre. 😉