Një ditë më parë, Arbana Osmani ra pre e akuzave të gazetarit Andi Llabuti. Ky i fundit, akuzon moderatoren se i ka lekë borxh pasi i ka thyer xhamin e makinës.
Sipas gazetarit, nga ballkoni i shtëpisë së moderatores ka rënë një llamarinë, e cila i ka tyer xhamin dhe Arbana refuzon të paguaj dëmin.
“Turp! Arbana Osmani thyen xhamine makinës sime dhe nuk do të paguaj dëmin. Arbana Osmani, me je borxhli o bosse!”.
Ndërkohë që nga Arbana nuk ka asnjë reagim. Ka qenë aktorja Renada Caci, e njohur si “Luzja e Portokallisë” e cila ka bërë like postimin e gazetarit duke ngritur kështu dyshime se ç’ka ndodhur mes Arbanës dhe Renadës, të cilat punojnë nën të njëjtën “çati”.