Me konkretisht, i pari që ka pasur humbjen më të madhe në koncertet e tij ka qenë Donald Veshaj. Nëse i rikthehemi verës se vitit të shkuar, aktori ishte ndër artistët që më se shumti kërkohej në koncerte. Pagesat per të kapnim vlerat deri në 10 mijë euro në koncertet jashtë vendit tonë. Por, verën që sapo lamë pas, krejt ndryshe ka qenë situate per të. Disi më i tërhequr nga tregu muzikor, Donaldi i ka pasur më të rralla ftesat, por edhe pagesat.
Një emër tjetër që këtë verë pati me pak koncerte, ishte edhe Elvana Gjata.
Vete kengëtarja preferoi që të ishte më selektive në përzgjedhjet e vendeve ku do te performonte. Megjithatë, pagesat për të kanë kapur sërish vlerën e 5 mijë eurove, duke u shndërruar në një nga artistet më të paguara.
Nëse do të kishte një femër që padyshim do të ishte ndër më të paguara dhe te kërkuarat këtë verë,ajo është padyshim Dafina Zeqiri.
Ndryshe nga verat e shkuara, ku tarifat për të u ulën, sërish Dafina u ngjit në krye të listës, si një nga këngëtaret më të paguara këtë verë.
Nuk kishte sesi të mos ishte në listën e më të paguarve edhe Luizi. Fenomeni i Big Brother, pati një sezon të ngjeshur me koncerte, ku pagesat per të u “çmenden” deri në 30 mijë euro.
Ne regres të fortë do ta quanim ate që ka ndodhur me Taynen. Pagesat per të varionin nga 8 deri në 12 mijë euro.
Por duket se gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm për këngëtaren. Koncertet për të këtë verë kane qenë më të rralla dhe pagesat janë ulur, duke shkuar ne gjysmën e asaj që merrte përpara.
Getoari ka zgjedhur që përgjatë verës të jetë më selektiv në koncertet që perzgjedh. Megjithatë, tarifat për të nga 6 deri në 8 mijë euro nga zbritur në 5 mijë euro në netët e tij meë të mira.
E njëjta ka qenë tabloja dhe për Noizyn, që ndonëse ka sjellë disa produksione të reja, çmimet kanë shkuar në 5 mijë euro.
Ndër më të paguarit ka qenë edhe Ledri, ku është paguar deri në 6 mijë euro në netët live, ndryshe nga vitet e shkuara, ku pagesat kapnin vlerat marramendëse të 10 mijë eurove.