Monika Lubonja ka qenë e ftuar në “Se luan Topi” me Erjoni Rusin, ku ka folur më shumë rreth vetes, pushimeve, por nuk ka harruar të hedhë edhe disa “kunja” për filmat e rinj që po bëhen tashmë, ku duket sikur po lulëzon sërish epoka e kinematografisë në Shqipëri.
Megjithatë, Monika u shpreh me ironi se tashmë kanë “plasur” filmat shumë nga banorët e BB, por duke përjashtuar Olta Gixharin, pasi ajo është aktore dhe i takon të bëjë filma. “Nëse e keni vënë re, kanë plasur filmat shume. Olta Gixhari është aktore, i takon. Po tani filmat po i bëjnë të tjerë...”, ka thënë Monika Lubonja.
Kujtojmë se filmat më të përfolur të momentit janë “Në kuadër të Dashurisë” me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, si dhe “5 herë jo” nga Donald Veshaj dhe Bora Zemani. Meqë Olta Gixhari u përjashtua, mund t’a merrni me mend me kë e ka aktorja Monika Lubonja… 😉