“Dramat” mes ish-banorëve të BBV nuk paskan fund. Ndërsa Luiz Ejlli ka nisur “Operacionin Fshesa”, duke larguar shumë prej ish-banorëve të BB nga Instagrami i tij, duket se diçka po zjen edhe mes Diola Dostit dhe Nita Latifit.
Vajzat patën një afrimitet të menjëhershëm dikur brenda shtëpisë, aq sa Diola u shpreh me fat që kishte hyrë në shtëpi, vetëm sepse kishte gjetur një shoqe si Nita atje, të cilën e konsideroi dhe si motër.
Mirëpo, jashtë situata duket ndryshe. Asnjëherë më ato nuk u panë në shoqërinë e njëra-tjetrës, e madje Diola deklaroi në një intervistë se Nita nuk kishte gjetur kohë për të, e me pak ironi brenda tha se ishte e zënë me angazhimet e saj, duke ia lënë Nitës përgjegjësinë që nuk u takuan më me njëra- tjetrën.
Ndërsa, tashmë duket se Diola është ajo që ka vendosur të shkëpusë çdo raport me Nitën, duke e hequr edhe nga Instagrami, ndërsa Nita vijon ende t’a ndjekë Diolën.
Duket se diçka po ndodh edhe mes vajzave, ndonëse asnjëra nuk ka reaguar lidhur me këtë situatë.