Fero ka deklaruar largimin nga muzika dhe perkushtimin në fe e që prej asaj dite postimet e tij në rrjetet sociale kanë lidhje vetëm me fenë.
Me çdo dite që kalon, ish-reperi shfaqet çdo herë e më i përkushtuar duke ndarë citate të librave të fesë islame.
Mirëpo me postimin e fundit i ka habitur ndjekësit, Fero ka publikuar një fotografi të një shprehje nga dijetari i ndjerë musliman me origjinë shqiptare, Shaykh Al Albani që thotë:
“Nuk është e lejuar për një grua që t’ia ndalojë burrit të saj marrjen e një gruaje të dyte”.
Kjo ka ngjallur dyshime nëse Fero po e mendon një gjë të tillë, pas pajtimit me Arbenitën.