Dita sot nisi me lajmin se Enca Haxhia ishte arrestuar nga policia e Tiranës, për mbjellje të kanabisit në kushte shtëpie.
Asaj iu gjetën 5 vazo me hashash ne verandën e banesës së saj në periferi të Tiranës, në Lundër.
Po kush e ka spiunuar Encën në polici?
Së fundmi, burime kanë bërë me dije se ka qenë një person nga rrethi i saj i ngushtë që e ka spiunuar në polici, pasi ajo organizon shumë festa private në shtëpinë e saj.
Sakaq kujtojmë që pas arrestimit, këngëtarja ka thënë në polici që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është arrestuar dhe i dashuri i saj.