Lajmi më i shpeshtë që ka qarkulluar së fundmi, është ai i një shtatëzanie të mundshme të Kiara Titos. Ndonëse më herët të dy e mohuan diçka të tillë, së fundmi Luizi ka vendosur të trazojë sërish ujërat.
Në një foto të ndarë në Instagram, ku këngëtari supozohet të jetë afër barkut të partneres së tij, ai shkruan:
“Rrahjet më të ëmbla në botë! “
Sigurisht, ai nuk duket si barku i Kiarës, pasi së fundmi e kemi parë postojë foto e video, por ajo që mund të themi është që Luizi di se si të prodhojë lajm! 😉