Moderatorja Alketa Vejsiu ka shqetësuar fansat e saj lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.
Së fundmi ajo ka publikuar disa foto nga ambjentet e mbrendshme dhe të jashtme të një spitali, ndërsa krahas tyre ka shkruar: “Ka qenë një javë e vështirë! Jeta është një sfidë”.
Mesa duket Alketa i është drejtuar spitalit pasi babai i saj nuk ndjehej mirë, megjithatë nuk dihet se çfarë ka ndodhur.
Së fundmi Alketa është parë të postojë shpesh të atin, momente me të e mesazhe të tij, duke treguar kështu për ndjekësit “pikën e saj të dobët”.