Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina pas një periudhe të rëndë emocionale duket se ka gjetur sërish dashurinë.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja ku ka publikuar një instastory krah tij duke shkruar: “My baby”.
Ajo shihet me partnerin e ri, në një ambient të zbukuruar me tollumbace. Por, kjo foto u fshi nga ajo pak minuta më pas.
Kujtojmë se Fjolla pak javë më parë ka dalë nga spitali ku ishte shtruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.