“Enca, lule e dritë në krahasim me pjesën tjetër të estradës”.
Kështu e ka nisur postimin e tij në rrjetet sociale gazetari i njohur Milaim Zeka. Teksa komenton arrestimin e Encës për kultivim kanabisi, Zeka thotë se tre-katër vazot e gjetura në banesën e këngëtares janë zero në krahasim me pjesën tjetër të estradës të shtrohen në tavolinë me kokainë.
Ndër të tjera ai aludon se Enca mund të ketë rënë viktimë e ndonjë të afërmi, i cili mund ta ketë denoncuar në polici.
Postimi i plote:
“Enca lule e dritë në krahasim me pjesën tjetër të estradës.”
Mbase nuk më besoni, po kurrë këngë të Encës nuk kam dëgjuar, ama ne rastin konkret po shprehi keqardhje për atë që i ka ndodhur. Tri-kater vaze me kanabis janë zero në krahasim me ata të estradës, qe midis tavolinave “mbjellin” kokainë, me viza të pashkëputura.”
Enca e shkretë ka ra viktimë e ndonjë të afërmi, që nuk i ka ofruar të paktën një rrënjë, edhe e ka paraqitur në polici…
Ky Nexhi psh, me pas marre ndonje vize, nuk na kish sha kaq keq. Ose, moderatori, me pas pi një çaj me kanabil, ose me pas ngrënë një çokollatë kanabisi, nuk e kish fu fare në emision..!!!