Shumë prej jush e mbajnë mend deklaratën e famshme të Ronaldon në nisjen e “Kepit të Vipave”, ku u shpreh se moderimin e atij programi do t’a bënte shumë më mirë se Kiara Tito.
Deklarata e tij “ndezi” një debat virtual mes tij dhe Luiz Ejllit, me një seri story e postimesh kundrejt njëri-tjetrit, të cilit iu vendosën pikat mbi “i” vetëm pak ditë më parë, duke mos u ndjekur më në Instagram.
Por, e vërteta është se gazetari as nuk i ka sytë nga moderimi. Në një komunikim me ndjekësit e tij në Instagram, Ronaldo u pyet për synimin e tij në karrierë. Përgjigjja e Ronaldos?!
“Shumica mendojnë që dua moderimin por jo. Synimi im eshte te jem autor emisionesh, por nga ato emisione që trondisin shqiptarët.” – është shprehur Ronaldo.
Epo, mbetet të presim të shohim çfarë emisioni mund të na vijë nga gazetari! 🙂