Pas një sezoni të gjatë dhe të suksesshëm, Dafina Zeqiri ka nisur pushimet. Këngëtarja e gati 100milionë klikimeve vetëm në një sezon, ka zgjedhur ishullin e preferuar të VIP-ave për të pushuar, pikërisht Mykonos-in.
Këto pushime artistja po i kalon me partnerin e saj të përfolur, biznesmenin Kreshnik Gjergjin.
Në një foto ku tregohet pamja e vendit, Zeqiri shkruan: “Unë kurrë nuk humbas, ose fitoj ose mësoj.” Me sa duket këto pushime, Dafina po reflekton mbi gjithë çfarë ka ndodhur gjatë verës, pasi këtë verë Dafina ishte “Kryefjala” jo vetëm sa i përkete anës profesionale, por edhe me zhurmën që ka shkaktuar në showbiz.
Megjithatë, ndonëse me pushime Dafina ka zbuluar se të premten do të publikohet kënga e saj e re “Xhane xhane” që do të jetë në bashkëpunim me Klajdin dhe Brunon.