Ndërsa është duke shijuar pushimet me të dashurin e saj në Mykonos, ndaj këngëtares Dafina Zeqiri është ngritur një padi nga ish-menaxheri i saj Drin Zatriqi, me të cilin i ka prishur marrëdhëniet prej kohësh.
Bëhet fjalë për një prej shkrimeve të Dafinës në Twitter, ku i drejtohej me epitete shumë të rënda ish-menaxherit. Për t’u hakmarrë Zatriqi ka kërkuar gjysmë milion euro dëmshpërblim.
Padia në dokumentin më poshtë
Ndërkohë, Dafina Zeqiri ende nuk ka një reagim sa i përket akuzës së ish-menaxherit të saj.