Që Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të dashura e më të suksesshme për publikun, kjo dihet. Po ashtu, edhe zhurma që Dafina shkakton në showbiz, shkon paralel me suksesin e saj.
Këtë verë Dafina padyshim ka qenë kryefjala e industrisë së muzikës dhe showbiz. Së fundmi, këngëtarja ka bërë publike edhe lidhjen e saj me biznesmenin Kreshnik Gjergji, për të cilin u aludua se ishte kushëriri i saj, por në fakt është partneri i këngëtares.
Çifti tashmë janë shkëputur për disa ditë pushime në Mykonos, nga ku këngëtarja ka postuar disa foto ku duket në superformë. Mirëpo, një tjetër detaj vihet re në fotot e Dafinës – varësja.
Këngëtarja mban në qafë një varëse ku shkruhet emri i partnerit të saj, Kreshnik, ndërsa në postim ka shkruar “A ke ni se me ty kom ra ndashni” , që është dhe një pjesë nga teksti i këngës së re në bashkëpunim me Brunon dhe Klajd Harunin.
Epo, më romantike se kaq nuk e keni parë ndonjëherë Dafinën 😉