Elvis Pupa dhe Luiz Ejlli janë një dyshe mjaft simpatike. Dyshja krijoi miqësi brenda shtëpisë së BBV – miqësi që me sa duket është forcuar edhe më tepër jashtë shtëpisë.
Shpesh i kemi parë nëpër postime e komente, teksa i drejtohen njëri-tjetrit plot humor. Mirëpo, këtë herë, humorin e tyre “pikant”, ata kanë zgjedhur t’a adresojnë te këngëtarët e njohur sot.
Në një postim të fundit, Elvis Pupa ka ndarë një video ku ironizon këngëtarët. “Kur doli në fillimi ligji që nuk lejonte lokalet e natës me muzikë më vonë se ora 12, u mërzita. Po kur rastisa vet në nja dy vende dhe dëgjova disa këngëtarë që bëjnë namin në Youtube dhe po këndonin ‘live’, thashë si nuk po nxjerrin një ligj t’i mbyllin që në 9 e gjysmë ”
Sigurisht, këtij postimi nuk i ka rezistuar dot Luiz Ejlli, pa e komentuar e më pas edhe përgjigjja e Vis Pupës në komentin e tij.