Fenomeni “Luiz Ejlli” po qarkullon kudo, e jo vetëm në rrjet dhe media, por edhe bizneset po e përdorin për marketimin e produkteve të tyre, gjë që e kanë kthyer Luizin në brand.
Së fundmi, një kompani kafeje ka vendosur në paketimin e biskotave shoqëruese të kafes, mbishkrimin “Luiz Ejlli lind, nuk bëhesh”. Por ajo, çfarë na ra në sy neve, ashtu sikurse Luizit është data e skadencës e shkruar në cep. Për këtë, ka një përgjigje edhe Luizi. Këngëtari ka shkruar, me foton e biskotës të postuar në Instastory: “Nuk më pëlqen sepse kanë vendosur datë skadence”
Por, rrini të qetë. Luizi nuk “skadon” në qershor të 2024, është e gjitha “Në kuadër të humorit “! :p