Egli Tako ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të kohëve të fundit, së bashku me (ish) partnerin, Olsi Bylyku. Arsyeja?! Pikërisht ndarja e tyre.
Edhe pse Olsi ka folur disi më tepër rreth ndarjes, ai ka qenë mjaft i rezervuar në intervistat e tij, ndërsa Egli ka zgjedhur të mos flasë fare lidhur me këtë çështje deri më sot!
Për të folur rreth ndarjes dhe projekteve të saj, Egli do të jetë e ftuara e parë e Ronaldo Sharkës dhe Erjola Docit, që do të hapë rubrikën “Mos i bjer me Top” në “E diell”.
Lajmin e ka bërë vet gazetari Robaldo Sharka të ditur, përmes një Instastory, ku ka treguar të ftuarën e parë. Ai gjithashtu ka ndarë një pjesë të asaj që do të ndodhë dhe bëhet fjalë pikërisht për një kamera të fshehtë për Eglin.