Ishte thjesht një provë… në planet e afërta të Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës nuk ekziston një dasmë. Të paktën për momentin.
Pak ditë më parë Sara publikoi në Instastory një foto nga një atelie e njohur fustanesh. Ajo shihej me një fustan të bardhë të shkurtër duke shkruar: “Kjo është një ëndërr.”
Kaq mjaftoi për të ngritur aludime se ajo dhe Ledri mund të kenë vendosur të realizojnë një dasmë. Por, “Prive” raporton sot se diçka e tillë nuk ekziston.
Sipas tyre, Sara ka qenë në atelie duke provuar disa fustane të tjera dhe mes tyre vendosi të provonte edhe atë që ndau në Instagram.