Greg Behrendt dhe Amiira Ruotola janë një çift i martuar prej 18 vitesh. Libri i tyre i fundit quhet “Si ta mbash martesën të shëndetshme”. Ata ndajnë 6 pyetje që duhet t’i bëni partnerit, për të ndihmuar në nxitjen e një marrëdhënieje të shëndetshme.
1. Si mund të të ndihmoj sot?
Të thuash “si mund të të ndihmoj” është si të thuash “si je?”. Jemi lidhur aq shumë me jetën tonë, sa mund të përfundojmë duke mos u kujdesur më për partnerin/en. Duke bërë këtë pyetje, ju tregoni përfshirje në punën e partnerit dhe lehtësoni ndoshta ngarkesën që ai/ajo mund të ndiejë gjatë ditës.
2. Çfarë të bën të ndihesh i/e dashuruar?
Mënyra se si ju e përcillni dashurinë, tregon dhe mënyrën se si ju pëlqeni ta merrni, por kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht kështu i pëlqen dhe partnerit.
Një partner mund të ndiejë dashuri duke marrë komplimente, një tjetër kur ledhatohet, një tjetër kur ndihmon në punët e shtëpisë, etj.
3. Çfarë mund të bëj për të vërtetuar që ti je i duhuri për mua?
Kjo pyetje sjell rëndësinë që luan intimiteti emocional. Ndonjëherë, lidhja kalon në një fazë që ju harroni të shprehni me fjalë atë që ndjeni. Por, të thënit që: je shumë tërheqës/e për mua, më pëlqen mënyra se si më shikon, do të jem gjithmonë me ty, etj, ju bën që të lidheni dhe të keni intimitet emocional.
4. Ke nevojë të rrish vetëm?
Ne e marrim personale kur partneri dëshiron hapësirë, por hapësira është restauruese dhe e shëndetshme. Parandalon gjithashtu monotoninë në një marrëdhënie.
5. Kur jemi në konflikt, çfarë mund të bëjmë ndryshe, përtej britmave apo heshtjes?
Gjetja e një mënyre për të komunikuar dhe për të përfunduar me zgjidhje, dhe jo me lëndime, është thelbësore për një marrëdhënie të shëndetshme.
Është normale që të mos bini dakord, çiftet nuk duhet të bien dakord gjatë gjithë kohës. Kanë stile të ndryshme të argumentimit. Thjesht duhet të krijoni një atmosferë të qartë dhe të qetë komunikimi.
6. A ka diçka që të mungon nga unë ose që të bën të mos ndihesh mirë?
Ne nuk mund të jemi lexues të mendjes, prandaj është e rëndësishme të hapni këtë nivel komunikimi me partnerin tuaj.