Vlogerja Sara Karaj është gati tashmë për të nisur rrugëtimin e saj në DWTSA. Teksa provat e para për çiftet kanë filluar, në faqen zyrtare të spektaklit kanë nisur të publikohen një nga një çiftet pjesëmarrës.
Mbështetësit e Sarës janë të shumtë, pasi ajo është mjaft e pëlqyer dhe e ndjekur në rrjetet e saj sociale dhe në punën e saj si vlogere, influencere dhe kohët e fundit edhe si sipërmarrëse me linjën e saj të kozmetikëd, që është kthyer në një brand tepër të fuqishëm në vend.
Mirëpo, mbështetësi më i madh i Sarës, është pikërisht bashkëshorti i saj, Dart Malaj, me të cilin Sara ka edhe dy fëmijë.
Së fundmi, Darti ka ripostuar në Instagramin e tij videon e prezantimit të Sarës, ndërsa ka shkruar mesazhin e ëmbël “Me ty zemër në çdo hap!”
Shumë urime për Sara Karaj! Paç suksesin e Sarës tjetër vjet! 😉