Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli edhe pse i kanë dhënë fund martesës, nuk ndalojnë së “thumbuari” njëri-tjetrin në distancë.
Në një postim të fundit, ishte Fero ai që deklaroi se tashmë është mysliman dhe nuk përzihet çfarë bën ish-gruaja e tij.
Pas kësaj deklarate nuk kanë munguar thumbat e njëpasnjëshëm nga Arbenita. Së fundmi ajo ka ndarë një video tjetër ku shkruhet:
“Kur ai nuk më besonte se unë injoroja meshkujt e tjerë për të, derisa edhe ai u bë një prej tyre”, duke nënkuptuar se ajo ka qenë personi që e ka mbyllur lidhjen.