Ndarja e bujshme e Egli Takos nga Olsi Bylyku, bëri që dyshja të ishte në qendër të vëmendjes së mediave gjatë gjithë verës.
Madje, para disa javësh nëpër media qarkulloi një video e Egli Takos me një djalë tjetër, personazh jo publik, teksa dukeshin mjaft të afërt duke kaluar kohë me njëri-tjetrin në një nga pishinat në kryeqytet. Menjëherë nisën të qarkullojnë thashethemet se Egli direkt pas ndarjes, kishte nisur një marrëdhënie të re.
Për të folur për këtë, ndër të tjera, Egli ka qenë e ftuar në “Mos i bjer me Top”. Lidhur me djalin që e shoqëronte, Egli ka treguar se ai është një instruktor palestre, që e ka ndihmuar Eglin të futet edhe më tej në botën e fitness-it, si dhe një mik tepër i mirë i saj, të cilin ajo e ka pasur shumë afër në këtë periudhë vështirë për të.
Gjithashtu, sa i përket reagimeve të saj për shpërndarjen e këtij lajmi kundrejt portaleve dhe komentuesve, ajo ka kërkuar ndjesë për çdo reagim ndoshta të tepruar të saj, në momente irritimi, nga zmadhimi i një ngjarjeje të pavërtetë.
“Isha lodhur çdo ditë duke parë veten edhe pa bërë prononcime dhe reagime unë. U bë faktike diçka që nuk është. Djali në fjalë, është shoku im. Më ka ndihmuar të hyj më thellë në botën e fitnessit me informacione. Dhe në aspektin personal, kam folur me të, jam ndjerë shumë mirë me të, por është shok. Unë tani nuk kam asgjë në jetën time personale. Jam dashuruar me veten. Kam mundësi të jem versioni më i mirë i vetes. Kam qenë shumë e irrituar për situatën me djalin, por i thashë stop, kur një mëngjes mora një telefonatë nga babi dhe më tha që mos e çaj kokën, ne të njohim e dimë kush je. Aty u qetësova.” – ka treguar Egli.