Egli Tako ka qenë e ftuara e parë e rubrikës “Mos i bjer me Top” në “E diell”. Ajo ka folur për herë të parë në një intervistë sa i përket ndarjes nga Olsi Bylyku, gjithë lajmeve që kanë qarkulluar në media, si dhe jetës dhe projekteve të saj aktuale dhe në vijim.
Sa i takon projekteve, Egli ka zbuluar se do të jetë pjesë e një projekti në radio, duke qëndruar larg televizionit. Gjithashtu, ajo po merret edhe me një shfaqje teatrale, pasi Egli ka mbaruar studimet për “Regji teatri/aktrim” (për të gjithë ju që nuk e dini).
Nga ana tjetër ajo ka treguar dhe gjithë projektet që ka refuzuar, për shkak të ndarjes nga aktori, duke mos dashur të përfitojë nga ky moment delikat në jetën e saj, dhe bëhet fjalë pikërisht për në projekt kinematografik.
“Nuk rashë dakord prej rolit në film, pasi ishte një rol shumë delikat për mua në atë moment, direkt pas ndarjes. Bëhej fjalë për një rol kryesor në një film romantik dhe nuk e pranova pasi do merrej sikur do kishte të bënte me ndarjen (nga Olsi) dhe nuk e doja këtë.” – është shprehur Egli.
Nga ana tjetër, ajo ka treguar se për të njëjtën arsye ka hequr dorë nga muzika për momentin, në mënyrë që të mos merren këngët e saj si dedike. Për sa i përket muzikës, Egli deklaroi se ka vendosur të tërhiqet për momentin, e ndoshta kjo shkëputje momentale e saj mund të jetë edhe e përhershme, pavarësisht suksesit me 21milionë shikime në këngën e fundit me Olsi Bylykun, për të cilin Egli u shpreh se merita më e madhe e suksesit të asaj kënge i takon Olsit dhe jo asaj.
Sakaq, këngëtarja deklaroi se ka marrë dhe ftesën për të qenë pjesë e BBV3, por për momentin nuk ka dëshirë të bëhet pjesë, edhe pse nuk u duk totalisht e bindur në përgjigjen e saj.