Gazetarja Ulpiana Emra, është sulmuar nga tifozët.
Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës ku tifozët kanë hedhur gjësende gjatë përleshjes mes vete, ku edhe është goditur gazetarja.
Emra u godit derisa po raportonte në finalen e Superkupës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës.
Raportohet se gazetarja është sulmuar me shishe dhe ka marrë lëndime në trup.
Video si më poshtë 👇🏻
Për këtë rast ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon këtë sulm ndaj koleges Emra, dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës që sa më parë të identifikojë sulmuesin/it, dhe t’i sjellë pranë drejtësisë ashtu që të marrin dënimet konform ligjit”, thuhet në reagimin e AGK-së.