Krist Dragot dhe Dea Mishel Hoxha, ishin dy nga 4 finalistët e ‘Big Brother VIP Albania’. Gjatë javës së fundit në shtëpi, ata krijuan shumë afrimitet me njëri-tjetrin, e pas përfundimit të eksperiencës janë parë shpesh së bashku.
Tashmë, ata janë më shumë së bashku, pasi janë pjesë e jurisë në ‘She’s on top’, ku komentojnë vajzat e reja që aspirojnë botën e modelingut.
Mirëpo, kimia që kanë mes tyre është përfolur në rrjet si diçka më shumë. ‘Doza’ e dyshimit shtohet akoma më shumë kur shihen së bashku, e kështu ka ndodhur sot.
Dea dhe Kristi kanë shkuar së bashku për ‘shooping’. Ato kanë postuar disa momente në ‘Instastory’ ku shihen duke zgjedhur rroba të ndryshme, mbase për emisionin e radhës.
Ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Dea zgjedh veshje për Kristin dhe mund të themi që rrjeti me të drejtë ka ngritur pikëpyetje,pasi duket se dyshja kalon shumë kohë bashkë.
Si mendoni ju, a ka nisur ose do të nisë një romancë mes tyre?