Pak ditë më parë reperi i njohur nga Kosova, Mozzik bëri lëmsh rrjetin me një postim të tij në Instastory të vëllait të tij Getinjo, me mbishkrimin:
“Free Geti, shihemi së shpejti vëlla ishalla”.
Duke ngritur dyshime se reperi është arrestuar, marrë shkas edhe nga ‘zhdukja’ e tij e papritur nga rrjetet sociale, lajm që e njoftoi vetë Getinjo.
Ky i fundit hodhi poshtë thashethemet duke thënë se lajmet që qarkullonin nuk ishin të vërteta, megjithatë nuk dha më shumë detaje.
Një reagim ka ardhur edhe nga ish e dashura e tij, Vivien Thano e cila për Indeksonline gjithashtu ka mohuar zërat duke thënë se lajmet që qarkullojnë për arrestimin e tij nuk janë të vërteta.
‘Jo, nuk është e vërtetë që është arrestuar’, tha ajo duke u rezervuar në detaje.
Getinjo prej më shumë se 1 muaj nuk është shfaqur më në rrjete sociale dhe askush nuk e di se ku ndodhet. Po ashtu nuk dihet nëse reperi ka marrë të njëjtin vendim edhe për karrierën e tij.