Me mbylljen e programit të humorit, “Klanifornia”, duket se një pjesë e aktorëve të shfaqjes kanë ngelur pa punë, pasi ata nuk kanë më as kontratë me televizionin “Klan”.
Ndër ta, është edhe aktori Julian Deda. Sigurisht që kjo situatë e ka irrituar aktorin e humorit, i cili për vite me radhë ka argëtuar publikun shqiptar me batutat dhe humorin e tij.
Por, sipas Julit duket se tashmë televizioni vlerëson vetëm pamje fizike, e për të qenë më të saktë – silikonin. Kështu është shprehur aktori, teksa pa postuar një foto në Instagram, ku shkruan me ironi “Meqë nëpër televizione, po kërkohet më shumë silikon se përmbajtje, atëherë jam gati dhe unë…!”
Nuk e dimë nëse Juli i referohet kolegëve të tij në Klan, apo gjithë televizioneve në tërësi.
Kujtojmë se ndërsa kolegët e tij të “Klanifornias” janë shpërndarë nëpër televizione të ndryshme, ndër ta – Visjani në “Portokalli” (Top-Channel), Cubi në “Zgjohu” (MCN TV), Albani me emisionin e tij në Vizion Plus, për Julin ende nuk dimë nëse do e shohim në ndonjë televizion këtë sezon.