Për Dea Mishel sot është një ditë mjaft e rëndësishme. Moderatorja feston ditëlindjen e saj të 28-të.
Si fillim, ajo ka ndarë një post në Instagram, me një set fotosh, ku duket një yll, teksa shkruan “Duke bërë realitet gjithë ëndrrat e mia” .
Në foton e fundit të postimit, ajo e ka lidhur postimin e ditëlindjes së saj me një nga thëniet e këngëtarit Jim Morrison:
“E shoh veten si një kometë të madhe të zjarrtë. Një yll që bie. Të gjithë ndalojnë, drejtojnë gishtin dhe thonë ‘Oh, shiko’ . Pastaj – Whoosh, unë largohem… dhe ata kurrë më nuk do të shohin diçka të ngjashme…dhe nuk do të mund të më harrojnë – asnjëherë”
Për të gjithë ju që nuk e dini, ylli që bie njihet si ylli i dëshirave, dhe për Dean me sa duket, ajo është vet ylli i saj i dëshirave!!
I urojmë Deas (a.k.a qershizës) gëzuar ditëlindjen! 🙂