Sara Hoxha dhe Olta Gixhari janë njohur me njëra-tjetrën gjatë xhirimeve të filmit në “Në kuadër të dashurisë”, ku Olta Gixhari (Jonida) është protagoniste së bashku me Luiz Ejllin (Besi), ndërsa Sara Hoxha (Aria) ka gjithashtu një rol të rëndësishëm, si motra e Olta Gixharit. Që në fillimet e xhirimeve kemi parë vajzat teksa shpenzojnë kohë me njëra-tjetrën, ndërsa miqësia e tyre sa vjen e bëhet më e afërt.
Së fundmi, Sara Hoxha ka postuar një foto në Instastory, duke darkuar me Oltën, ku shkruan “Darkë korruptuese”.
Por, me çfarë mund të ketë lidhje ky shkrim?! Së fundmi, është konfirmuar lajmi se Olta Gixhari do të jetë një nga anëtaret e jurisë në “Dancing with the stars Albania”. Ndonëse Sara nuk mund të jetë pjesë këtë vit e spektaklit, pasi sezonin e shkuar ishte fituesja e tij, e kemi parë teksa ka postuar vazhdimisht foto nga skena e këtij viti, teksa ende është duke u rregulluar.
Nuk e dimë nëse Sara Hoxha do të ketë këtë vit një rol të caktuar në DWTSA, por fakti që ‘endet’ akoma në sallën e spektaklit, mund të ketë lidhje pikërisht me këtë.