Së fundmi Olsi Bylyku ka treguar se këngët e tij të fundit, nuk kanë lidhje me ish partneren e tij, Egli Takon. Këngëtari madje, postoi disa projekte të tij të disa viteve më parë dhe në fund tha që balada ka bërë dhe më parë.
Çuditërisht, kjo ‘deklaratë’ e tij erdhi pikërisht pas intervistës së Eglit, ku u shpreh se i ka dëgjuar këngët, por nuk e gjen fare veten nëpër vargje, pra këngët e reja të Olsit nuk kanë lidhje me historinë e tyre të dashurisë, ndonëse vet Olsi më parë ka lënë të nënkuptohej e kundërta.
Megjithatë, edhe pas kësaj deklarate, një tjetër postim që ka bërë përshtypje në rrjet, ka qenë ai i Olsit Bylykut, teksa është duke xhiruar videoklipin e këngës së tij të re, me Inis Nezirin.
Në postimin e tij, duke Inisi dhe dora e Olsit duke i drejtuar një trëndafil të zi, e ndërsa në sfond duket një dekor feste ditëlindjeje. “Sonte kam ditëlindjen, ma kujto përvjetorin” – thotë Inisi gjatë këngës, ndërsa Instastory i Olsit është postuar vetëm 4ditë pas ditëlindjes së Eglit.
Nëse ajo që thotë Olsi Bylyku është e vërtetë dhe këngët nuk kanë të bëjnë me Eglin, atëherë marketimi që po bëhet projekteve të tij muzikore, po punon fort përmes kësaj historie.